Babai e dëboi nga shtëpia dhe ia quajti gruan ku*vë, rrëfehet kosovari që po jeton në veturë me gruan e 3 fëmijë

Kjo është një nga historitë më të dhimbshme që do të lexoni sot.

Bëhet fjalë për Faton Helshanin nga Suhareka, që fle në një veturë të parkuar në parkun e Suharekës.

Vështirësitë me të cilat përballet kryefamiljari janë shumë të mëdha.

Siç thotë ai, babai e ka larguar nga shtëpia, duke mos i dhënë hise, ndërsa vëllai që aktualisht jeton në Zvicër, nuk e ndihmon me as edhe një cent të vetëm.

Tutje, Helshani thotë se i ka edhe katër fëmijë, teksa njërin ia shkeli vetura.

Megjithatë, pas paraqitjes në rrjetet sociale të historisë së Fatonit, shumë vullnetarë janë lajmëruar për ta ndihmuar atë dhe familjen e tij.

SuharekaExpress mëson se tashmë për këtë familje është siguruar një shtëpi me qera të paguar për një vit.