Nuk janë të ralla rastet kur në shumë filma apo seriale të cilat transmetohen në platformën “Netflix” apo edhe në platforma tjera, përmendet lidhja e shqiptarëve me botën e krimit, drogën, vrasjet, trafikimin e organeve, apo degë të tjera të saj, raporton Gazeta Sinjali.
Seriali “The marked heart”, në të cilin bëhet fjalë për një burrë që në synim ka hakmarrjen ndaj një organizate të trafikut të organeve, e cila vrau gruan e tij, në njërin prej episodeve të sezonit të tretë e përmend Kosovën si njërin ndër shtetet ku trafikimi i organeve gjeneron miliona euro të hyra.
“Prej 120.000 transplantimeve të përformuara, në mesatarën në botë çdo vit, rreth 5 deri 10% janë të paligjshme. Është një industri që gjeneron miliona, ndoshta edhe miliarda në shumë shtete si Kosovë, Qipro, Egjipt”, dëgjohet teksa thotë njëri ndër aktorët e kastit.