Çfarë i shkaktojnë shëndetit salsiçet dhe suxhuku

Salsiçet dhe suxhuku sigurojnë të njëjtin lloj përfitimesh si mishi, por megjithatë përmbajnë sasi të tepruara nitratesh dhe konservuesish të tjerë që mund të jenë të këqija për shëndetin. Konsumimi i tyre shumë shpesh mund të çojë në inflamacion dhe probleme kronike shëndetësore si tensioni i lartë i gjakut, diabeti, sëmundjet e zemrës e madje edhe kanceri.

Nëse jeni duke ngrënë mish të përpunuar rregullisht, mund të jeni duke përjetuar disa efekte anësore jo aq të mëdha. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dini se çfarë ndodh me trupin tuaj kur hani salsiçe apo suxhuk në mënyrë të rregullt, ka shkruar “EatThisNotThat”.

Image

1. Rritet rreziku për sëmundje të ndryshme

Shumica e salsiçeve duke përfshirë edhe suxhukun konsiderohen mish i përpunuar, dhe pavarësisht nga lloji i mishit në të, ngrënia e çdo lloj mishi të përpunuar mund të rrisë rrezikun për disa sëmundje kronike. Edhe salsiçet e pulës dhe salsiçet e gjelit të detit janë në këtë listë.
Këto mishra shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe rrezikojnë të sjellin edhe kancer për shkak të përmbajtjes së substancave të rrezikshme si nitrostamina.

2. Kur hani këto mishra keni gjasë të merrni pak proteina

Të gjitha salsiçet dhe suxhuku konsiderohen ende burim proteinash. Të pasurit një sasi të mjaftueshme proteinash në dietën e përditshme është e rëndësishme për shëndetin dhe madje edhe për peshën. Proteina është gjithashtu një makropërbërës që ndihmon që organizmi të ndihet më i ngopur për më gjatë. Prandaj është e rëndësishme të hahet mjaftueshëm prej saj në një ditë. Qesja mesatare e salsiçeve mund të varijojë nga 16 deri në 20 gramë proteina. Por më mirë është të konsumohet në mënyra të tjera e jo prej mishrave të procesuar.

3. Mishrat e procesuar kanë shumë natrium

Janë jashtëzakonisht të larta në natrium dhe ngrënia e një diete të lartë në natrium mund t’u sjellë dëme në shëndet. Një studim i publikuar nga JAMA ka treguar se si një dietë më e lartë në natrium mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të zemrës.

4. Mishrat e përpunuar kanë shumë yndyra të ngopura

Në varësi të llojit të salsiçeve, konsumohet një sasi e lartë të yndyrës së ngopur. Një qese mesatare e salsiçeve mund të ketë 13 gramë yndyrë të ngopur.

Ekspertët shëndetësorë thonë se ky është kufiri i saktë i yndyrës së ngopur që duhet të lejohet të konsumojë trupi brenda një dite nëse ndiqet një dietë prej 2.000 kalorish. Konsumi i yndyrave të ngopura duhet të llogaritet vetëm për 5% deri në 6% të kalorive në mënyrë që të mbahen nën kontroll kolesteroli dhe tensioni i gjakut.