Arrestohen dy zyrtarë të lartë të Komunës së Suharekës

Enver Shabani drejtor i Shërbimeve në Suharekë dhe Berat Kabashi zyrtar ne drejtorin e shërbimeve publike/menaxher i kontratës është arrestuar sot nga policia.

Ky arrestim vjen pas raportimit të Insajderit. Të njëjtit dyshohen se kanë përfituar nga detyra e tyre duke shkelur ligjin e Prokurimit Publik.

Gazeta Insajderi kishte raportuar me 30 qershor se pagesa për tu asfaltuar disa rrugë në fshatin Mushtisht të Suharekës është bërë në vitin 2021, po edhe pas afro dy vitesh në ato rrugë nuk kanë nisur punimet.

Komuna e Suharekës me datë 27 tetor 2021 ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik “H SEFERI SH.P.K.” për ndërtimin e rrugëve lokale në Mushtisht: Sadri Shasha, Sadik Sejda, Haki Sokoli, Ali R Bytyqi, Minatori, Jemin Jemini dhe Bajram Kurti.

Vlera e kësaj kontrate ishte 22 mijë e 245 euro./Insajderi.org