Ekskluzive: FC Ballkani prezanton drejtorin e ri sportiv

Të dashur tifozë,

Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.

Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.

Mirë se vjen Omer Bunjaku!

32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.

Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.) /Thuhet në njoftimin e FC Ballkani