Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dalë me njoftim duke treguar se deri në orën 19:00, kanë aplikuar 11,800 prindër për subvencionim për librat e fëmijëve.

Ajo tha se aplikimi për subvencionim do të jetë i hapur deri në fund të muajit shtator.

“Deri në ora 19:00 kanë aplikuar gjithsej 11,800 prindër ose kujdestarë ligjor. Mundësia për të aplikuar do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator, me qëllim që asnjë nxënës të mos mbetet pa u pajisur me tekste shkollore”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT