Është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5 dhe për ata nga klasa 6-9
Të premten është publikuar linku në platformën E-Kosova, link ky në të cilin prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa parë deri në të pestën si dhe për fëmijët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën për materiale shtesë shkollore.
Ky publikimin i linkut vjen pasi të enjten, Ministria e Arsimit ka njoftuar se do të ndajë 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore dhe 30 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore si mbështetje për materiale të tjera shkollore.
Linku për aplikim për subvencionim të teksteve shkollore, https://ekosova.rks-gov.net/Service/5