Ordinanca vazhdon të jetë e mbyllur, por lëvizje të njerëzve aty ka. Ata thonë të jenë familjarët e dy të arrestuarve për rastin e Leonora Shalës, e cila dyshohet se vdiq pas mjekimit që mori kur shkoi ta heqë një dhëmb tek Xh.K.

Ky i fundit do të qëndrojë prapa grilave edhe për një muaj, e motra e tij H.K., njëherazi pronare e ordinancës në Malishevë, është në arrest shtëpiak. Por se ku po mbahet ajo nuk dihet, pasi që familjarët e këtyre nuk pranuan të flasin asgjë në lidhje me rastin.

Megjithatë e njëjta sipas Gjykatës Themelore në Gjakovë del që pa kualifikim mjekësor, me shkollim fillor e me profesion rrobaqepëse, ka regjistruar ordinancën si Ambulancë Specialistike të Gjinekologjisë, njofton Klan Kosova.

“Të njëjtës si pronare e biznesit “D.”, me rastin e inspektimit në këtë ordinancë i janë gjetur 18 vërtetime për nxënës dhe studentë si dhe 16 udhëzime për konsultim të QKMF-së në Malishevë, të gjitha këto dokumente të zbrazëta mirëpo të vulosura me vulën e QKMF-së, pa autorizim nga institucioni përkatës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Zbulimi i këtyre të dhënave për ordinancën dhe pronaren e saj i ka hatruar edhe më familjarët e 35-vjeçares së ndjerë. Ata thonë se kanë besim që drejtësia nuk do të dështojë.

Pos drejtësisë, me këtë rast po merret edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila siç u tha, po kontrollon raportet e komisionit vlerësues që e ka licencuar institucionin privat ku ndodhi ngjarja.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT