Kryeministri Albin Kurti tha se potenciali i Kosovës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit është i jashtëzakonshëm, ndërsa ka ritheksuar se 100 milionë euro investime në pesë vjetët e ardhshëm, ky sektor do të bëhet edhe më suksesshëm.

“Me fokusin e Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synojmë që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë”, deklaroi Kurti gjatë vizitës së një biznesi në Suharekë.

Deri tani, sipas kryeministrit, Kosova është e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë së IT-së, të parët në Evropë në zhvillim për numrin e studentëve në fushën e TI për 100 mijë banorë, kurse të dytët për infrastrukturën teknologjike.

“Janë mbi 1500 kompani në këtë sektor. Mbi 78% e tyre eksportojnë shërbime. Në vitin 2022, eksporti i shërbimeve të TIK është rritur për 113% krahasuar me 2021”, ka deklaruar Kurti, i cili bashkë me këshilltarin e tij për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, vizituan  një kompani të TI-së në Suharekë.

Kjo kompani siç u tha është hapur në vitin 2017, e cila ofron një varg shërbimesh në fushën e teknologjisë së informacionit, me theks te tregtia Online (e-commerce) dhe programim. Ajo, sië thuhet në njoftimin e Qeverisë, ka rreth 50 punëtorë, prej të cilëve 11 janë angazhuar përmes platformës së dizajnuar dhe financuar nga ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, SuperPuna.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT