Sot i jepet lamtumira e fundit 30 vjeçarit nga Suhareka që u gjet i vdekur mbrëmë në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Një punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës, raporton Gazeta Sinjali.

Burri i vdekur është rreth të 30-ve, dhe ai u gjet mbrëmë rreth orës 21:00 në vendin e tij të punës nga një koleg dhe i afërm i tij.

Rasti ka ndodh në rrugën Rrust Kabashi në Prizren, ndësa Gazeta Sinjali mëson nga burimet se 30 vejçari që mbeti i vdekur është Shpejtim Gashi nga fshati Peqan komuna e Suharekës.

Ndryshe, ende nuk dihet se si erdhi deri tek vdekja e të riut, por Policia që tashmë e ka konfirmuar rastin, ka nisur hetimet mbi shkakun e vdekjes

Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 18:00 në Peqan.