Albion Rrahmani: Debutimi me dy gola ishte emocion i madh, ëndrra ime është të luajë për Kosovën, shpresoj të ftohem

Albion Rrahmani nisi aventurën e tij të re te skuadra rumune, Rapid Buchurest.

Sulmuesi kosovar debutoi me dy gola pasi u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë duke vulosur fitoren e skuadrës së tij ndaj U Craiova 1948.

Rrahmani në “Klan Kosova” tregoi emocionet e tij të para në debutimin me Rapid Buchurest.

“Ka qenë një emocion i madh, është një ndjenjë e mirë kur shënon dy gola në debutim dhe kam pas vetëm 45 minuta. Te goli i parë nuk e di as si kam reaguar në fushë, më ka shkuar mendja te familja, ka qenë një ndjenjë e veçantë.

Goli i dytë ishte i fitores dhe i qetësisë, fansat që ishin në numër të madh atje e pritën jashtëzakonisht mirë. Shpresoj që edhe në ndeshjen e ardhshme të shënoj gol.

Kam pas përkrahje të madhe mediale në Kosovë, do ju jem falenderues të gjitha mediave, dhe besoj që do të kenë se çfarë të shkruajnë edhe në të ardhmen për mua.

Rapidi nuk e kishte mposhtur këtë skuadër asnjëherë, ishte hera e parë që e mposhtëm, trajneri më përqafoi edhe lojtarët më kanë bërë një ambient shumë të ngrohtë.

Është ndjenjë e madhe kur flamuri i Kosovës është në statusin e faqes së klubit, jam krenar për këtë.

Është ëndrra ime të luaj me Kosovën, shpresoj që të jem i ftuar për grumbullimet e radhës. Të lë Kosovën është sikur të lë familjen”, tha Rrahmani.