Meriton Korenica është një nga lojtarët kyç të Ballkanit.
Korenica ka rënë në sy me paraqitjet e mira me Ballkanin si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në kualifikimet për gara evropiane ku Ballkani është shumë afër t’i siguroj grupet e Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish drejtori sportiv i Ballkanit, Nderim Nexhipi, tash drejtor sportiv i skuadrës turke, Manisa ka folur në “Kanal 10” për interesimin e skuadrës turke për futbollistin kosovar.
Ai pranoi se ka interesim për Korenicën për të cilin tha se pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës së Manisa-s.
“Për Korenicën kemi shprehur interesim, është dëshira e trajnerit ta ofrojmë Korenicën nën rradhët tona. Korenica ka kontratë me Ballkanin, nëse arrijmë ofertën që dëshiron Ballkani ka gjasa që Korenica të jetë pjesë e jona”.
Kam dhënë mendim pozitiv për Korenicën dhe nëse ai largohet nga Ballkani, skuadra do të përfitojë ekonomikisht nga largimi i tij”, tha Nexhipi