Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë një postim skandaloz kundër kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Kjo bisedë sipas tij u bë më një votues të VV-së i cili i ka thënë se “s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë.

Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij saqë tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. P.S Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të.” – ka shkruar në shkrimin e parë.

Mirëpo, deklarata e tij nxiti reagime.

Klinaku shkroi edhe një herë në Facebook dhe nuk i ra pishman për fjalët e tij, por i përsëriti ato.

Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë? Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.” – ka shkruar ai.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT