Dhuna në familjet kosovare është një dukuri shumë shqetësuese. Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga partnerët apo edhe anëtarët e tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të martën në rrugën “Fehmi Agani” në Prizren, ku u arrestua një 42-vjeçar  nën dyshimet për dhunë ndaj të dashurës.

Sipas informacioneve të para, ai po dyshohet se derisa ishte bashkë me të dashurën, e ka sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është B.P, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Prizren, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Polici.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën “Lëndim i lehtë trupor”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT