Sadik Halitjaha, ish-komandant i Zonës Operative të Pashtrikut, ka thënë se Faton Klinakun e njeh dhe e e di se nuk është vrasës e as kriminel.

Halitjaha ka folur për ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut, pasi sot është intervistuar nga policia, për deklaratën që bëri dje për kryeministrin Albin Kurti, me ç’rast tha se më parë do ta vriste atë, sesa ta lëshonte Kosovën.

“Kjo është shumë hipotetike mendoj se e ka thënë në kontekst se duhet të qëndrojë në Kosovë dhe jo ta lëshojmë Kosovën për shkak të vështirësive që kemi në Kosovë, qoftë si veteran dhe si popull”, tha Halitjaha për Klan Kosova.

“E njoh mendësinë mirë dhe e di që Fatoni nuk është as vrasës dhe as kriminel, dhe as nuk e bënë veprën e tillë që e ka thënë, po kjo në kontekstin e deklarimit të tij ndoshta në mënyrë të pamatur, pa e peshuar shprehjen se çfarë do të thotë të vrasë dikë, atëherë tingëllon shumë keq dhe bëhet çështje sidomos për mediat dhe opinionin e gjerë”.

“Unë e di që OVL UÇK ka për detyrë të jetë organizatë joqeveritare dhe të jetë mbi partitë të përkujdeset për veprimtarinë e qeverisë që ta ruajë interesin kombëtar, dhe të intervenojë kur shkelen të drejtat e atdheut dhe kombit”, ka thënë Halitjaha

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT