Prizren- Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj drejtoreshës së Inspekcionit në Suharekë, Jehona Rrafshi- Lumi dhe inspektorit të ndërtimit Hafir Maliqaj, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Krusha tha se të akuzuarit Rrafshi- Lumi dhe Maliqaj i liron nga akuza në mungesë të provave, pasi sipas saj nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën që iu vihej në barrë.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit janë liruar edhe nga shpenzimet e procedurës penale dhe pagesa për kompensimin e viktimave të krimit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT