Dinamo e Zagrebit në grup me FC Ballkanin, reagon klubi i madh kroat

Dinamo e Zagrebit pas 35 viteve do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dinamo do të ballafaqohet me kampionin e Kosovës, Ballkanin, në kuadër të Grupit C të Conference League në futboll.

“Dinamo ka zbuluar kundërshtarët e tyre në UEFA Europa Conference League.

Shorti u zhvillua në Monako dhe e vendosi kampionin kroat në grupin C të nivelit të tretë të garave evropiane të futbollit, ku do t’i bashkohen çekët Viktoria Plzen, Astana e Kazakistanit dhe Ballkani i Kosovës.

Ndeshja e parë në grup do të luhet më 21 shtator, ndërsa orari do të bëhet i ditur më vonë”, reagon Dinamo në faqen e saj zyrtare