Triumfi i Ballkanit, Arben Berisha i çon mesazh Agim Ademit: Një ditë do të jetë vonë

Gazetari Arben Berisha ka lavdëruar trajnerin shqiptar Ilir Daja pas triumfit të Ballkanit në play-off të Ligës së Konferencës ndaj Bate Borisov.

Berisha iu ka sugjeruar përgjegjësve të Federatës së Futbollit të Kosovës që ta konsiderojnë trajnerin nga Tirana për stolin e kombëtares së Kosovës.

“Ilir Dajën e kemi këtu, por ai një ditë do të largohet nga Kosova”, tha ai në një shkrim në Facebook.

“E atëherë do ta kërkojmë, por s’do të mund ta kemi selektor të Kosovës, sepse ata që dijnë ta vlerësojnë drejt do ta marrin”, tha gazetari.

Ballkani e mposhti Bate Borisov nga Bjellorusia me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave.