Familjet Burati dhe Drini nga Prizreni po përjetojnë një dhimbje të madhe. Më e dashura e tyre, Ardita, 41-vjeçare, humbi jetën tragjikisht të shtunën, në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”. Bashkëshorti i saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën e tij dhe është rrokullisur në rrugë, ku për pasojë, ajo humbi jetën, teksa burri dhe fëmijët e tyre pësuan lëndime, raporton Gazeta Sinjali.

Ky rast ka tronditur familjen e miqtë, të cilët kanë njoftuar për vdekjen e Arditës edhe në rrjete sociale, ku kanë shkruar fjalë të ndjera.

Një ndër shoqet e saj ka bërë një postim mjaft prekës, ku ka shkruar se kjo humbje e ka tronditur. Ajo ka thënë se Ardita do të mbetet gjithmonë në kujtimet më të bukura të tyre, teksa ka bashkëngjitur një foto të saj.

“Kam mësu se ka humbje që të tronditin, njejtë sikurse kjo e jotja sot, shoqe.

E di se ti je e parajsës, por largimi yt n’këtë formë asht gjaja ma e padrejtë për ty, fmitë e tu, familjen tande dhe për ne si shoqni.

Të t’prehet në paqe i dëliri shpirti yt 

Gjithmonë në kujtimet tona ma t’bukura”, ka shkruar ai.

Lidhur me rastin, janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Familja e saj ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, në orën 16:30.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT