Djali i Ukshin Hotit, Andini ka bërë një reagim duke shprehur revoltën e tij dhe të familjes Hoti ndaj një  “humori” përmes një foto që po qarkullon në disa faqe satirike.

Fotoja e cila po qarkullon në rrjet përbën “humor të zi” lidhur me zhdukjen e aktivistit Ukshin Hotit. “Gjeje ku është Ukshin Hoti” shkruan në foto teksa citohet një emision i një gazetari në vend.

I njëjti gazetar, Durim Xhema, këtë foto e ka ripostuar në Instagramin e tij.

Por më pas e ka fshirë.

Për këtë, ka reaguar Andin Hoti  duke e quajtur veprimin e gazetarit si idiotësi.

Tutje ai ka kërkuar që AGK të distancohet nga gazetari duke shtuar se “ky veprim s’ka lidhje me gazetarinë dhe lirinë e shprehjes”.

Postimi i plotë:

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT