shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, të cilat shpesh edhe eskalojnë edhe në përleshje fizike, duke u nevojitur medoemos ndërhyrja e organeve të rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht xhaxhain dhe djalin e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motivi që çoi deri në konfliktin mes familjarëve, dyshohet të lidhet me ndarjen e një prone.

Dy viktimat janë dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërkohë që 34-vjeçari i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim trupor’.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT