Kush s’ka k*qe do ta zëvendësoj”, Gliha tregon disa prapaskena në barazimin ndaj Greqisë

Përzgjedhësi Primozh Gliha ka treguar një prapaskenë si i motivoi lojtarët për të arritur barazimin ndaj Greqisë në nëntor.

Tekniku slloven drejtoi “Dardanët” në dy ndeshjet e nëntorit, ndërsa tani e pret një objektiv shumë i vështirë në kuadër të kualifikuesve për Kampionat Evropian.

Kam drejtuar Kosovën edhe në nëntor, ku zhvilluam dy ndeshje. Ishim ndaj Greqisë dhe ata shënuan në minutën e 44-të. Dola jashtë të pi një cigare dhe pastaj hyra në dhomën e zhveshjes dhe thashë “tani do t’i shkatërrojmë”, “Kush nuk ka k*qe të mos futet dhe do ta zëvendësojë qysh tani”. Pas kësaj, arritëm një barazim dhe Zhegrova kishte një mundësi për ta fituar lojën”.

“Problemi te Kosova mbetet durimi. Dëshironi që ta fitoni lojën qysh në minutën e pestë, nëse shkon minuta e 60-të atëherë lojtarët, shikuesit, gazetarët të gjithë janë të stresuar. Kjo duhet të ndryshohet. Ne nuk jemi Brazili, më rëndësi është që të vdesim në fushë. Nëse mendoni që jemi Brazili, atëherë më vjen keq”.

Gliha ndeshjen e parë që kur rimori pozitën e trajnerit të Kosovës do ta ketë kundër Zvicrës të shtunën e ardhshme, më saktësisht më 9 shtator 2023.