Thaçi nga burgu tregon se cilët politikanë po i mungojnë, ka edhe një mesazh për gjithë qytetarët

Pas afro tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Nacionalja ka realizuar një intervistë ekskluzive me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi,

Thaçi në këtë intervistë ishe pothuaj i zhveshur nga petku i politikanit dhe flet nga një pikëpamje njerëzore. Ai ndër tjera ka treguar se cilët përsona po i mungojnë më tepër nga politika.

Nuk do t’i ndaja njerëzit nga politika dhe jo politika. Më mungojnë miqtë me të cilët kam punuar bashkërisht mbi dy dekada, me të cilët kam ndarë gëzimin, hidhërimin, suksesin dhe dështimin, njerëzit e rrugëtimit krenar për lirinë, shtetin dhe zhvillimin e vendit”, ka thënë ish-presidenti për Nacionalen.

Ish-lideri kosovar që shpalli pavarësinë, foli me përulësi dhe modesti për ish-bashkëpuntorët e tij.

Jam i inspiruar nga këta njerëz dhe përulem me respekt dhe mirënjohje që më duruan në gabime dhe më besuan në sukses. Integriteti i këtyre njerëzve është i jashtëzakonshëm. Ani pse e dinim se rrugëtimi me mua ishte jo i lehtë dhe i shkurtë, por më i sigurti dhe i qëndrueshmi”, tha ai.

Bashkëpunimi me partnerë apo rivalë politikë për mua ka qenë gjithmonë respekt, kujdes dhe qëllim në vete. Gjithë jetën time politike e kam bërë me njerëz të profileve të ndryshme politike. Për mua kanë qenë gjithmonë më me rëndësi prioritetet politike e jo ato ideologjike, partiake apo individuale. Gjatë ballafaqimeve politike kam fituar shumë miq dhe kundërshtarë, por edhe janë krijuar kundërshti të ndryshme politike prejudikuese, por normale për shoqërinë demokratike plurale. Për mua janë të kuptueshme”, ka thënë ai.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë vizituar atë në Hagë dhe për solidaritetin e tyre.

U jam shumë mirënjohës të gjithëve që i kanë qëndruar familjes sime afër, por edhe për vizitat që më kanë bërë në Hagë. Por, mbi të gjitha, për besimin që tregojnë në atë që përfaqësoj”, ka shkruar tutje ish-kryeministri kosovar.

Ish-lideri i UÇK-së për Nacionalen ka treguar edhe kush ka e ka vizituar atë gjatë kohës sa po qëndron në Hagë.

E riktheksoj, njerëzit më mungojnë, jo politika. Më kanë vizituar presidentë, kryeministra, ambasadorë, kongresmenë, politikanë, aktivistë të shoqërisë civile, udhëheqës të bashkësive fetare, veprimtarë të të drejtave të njeriut, intelektualë, akademikë, gazetarë, njerëz të artit dhe kulturës, botës së sportit, sipërmarrës, qytetarë nga Diaspora, të njohur dhe të panjohur. Të them të drejtën, u kënaqa duke biseduar për tema private, familjare dhe profesionale. U jam shumë falënderues të gjithëve qytetarëve, kudo që jetojnë, të cilët ndajnë solidaritetin e tyre”, tha ai.