FC Ballkani nënshkruan për 5 vite me talentin 18 vjeçar

Tifozë të dashur,

Kemi kënaqësinë ta prezantojmë para jush mesfushorin e ri, Arjol Bllaca, i cili është bashkuar me skuadrën kampione.

18 vjeçari erdhi tek ne nga ekipi i 2 Korrikut, teksa është prej talentëve më premtues të futbollit kosovar.

Klubi ka lidhur kontratë 5 vjeçare me Arjolin (deri më 2028), derisa lojtarit i uron shumë suksese drejt arritjes së objektivave tona të përbashkëta./ thuhet në njoftimin e FC Ballkani