Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise priten riga kryesisht të dobëta shiu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius. Do të ketë erëra të cilat nganjëherë mund të jenë mjaft të fuqishme dhe të freskëta nga verilindja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Shumë më ngrohtë në zonat mesdhetare e sidomos ato bregdetare, e më freskët në zonat kontientale e sidomos në viset kodrinore-malore. Në disa vise priten riga dhe rrebeshe lokale shiu veçanërisht në jug, juglindje të Shqipërisë dhe jug, jugperëndim të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat deri 30 gradë Celsius në viset bregdetare.

Ditëve të ardhshme përmirësim gradual i motit dhe rritje graduale e temperaturave. Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nganjëherë mund të zhvillohen dhe të gjenerojnë rrebeshe dhe reshje lokale kryesisht afatshkurtra shiu. Në fund të javës na pret mot më stabil dhe i ngrohtë.