Xheradan Shaqiri ka folur për ndeshjen e së shtunës ndaj Kosovës.
Futbollisti me preardhje nga Kosova, por që vesh fanellën e Zvicrës, në një intervist për gazeten 20 minuten, ka thënë se ka marr shumë mesazhe duke i kërkuar mos të shënoj në “Fadil Vokrri” dhe nëse e bën së paku mos të festoj, shkruan IndeksOnline.
Ai i ështët përgjigjur këtyre pytjeve duke thënë se është profesionalist dhe dhe do të jep gjithçka për Zvicrën, por ka thënë se nuk do të festoj në rast se shënon gol ndaj Kosovës.
“Kam marrë shumë mesazhe që më thonë të mos shënoj gol. Por unë jam sportist dhe do të jap gjithçka për Zvicrën. Por unë nuk do të festoj nëse shënoj gol për respekt për Kosovën – këtë duhet ta bëjnë bashkëlojtarët e mi.”, ka deklaruar Shaqiri.