Në tregun e zi biletat janë me çmime jashtë normales.
Një biletë shkon deri 500 euro në tregun e zi, ky është turp i madh.
Çfarë shkruan mediumi zviceran “Blick”?
“Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të luhet sonte në mbrëmje në orën 20:45, të gjitha ulëset në stadium do të jenë të zëna.
Tani tifozët po përpiqen të blejnë bileta në tregun e zi”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Vendasit thonë se tregu i zi po lulëzon.
Biletat tani kushtojnë deri në 500 euro.
Biletat kushtojnë fillimisht 10 euro, në zonën VIP kushton 80 euro. Paga mesatare mujore në Kosovë është rreth 300 euro“, shkruan më tej.