Aksidentohet një veturë në autostradën Suharekë-Prizren (VIDEO)

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur në segmentin Suharekë-Prizren të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë ka pësuar dëme materiale të konsiderueshme dhe dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident.

Deri tani, nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit dhe pasagjerëve.