Një banderolë tejet interesante mbrëmë u bë virale kudo në rrjete sociale, e cila ishte nisur për në stadiumin “Air Albania” ku po zhvillohej ndeshja mes Kombëtarës së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë, raporton Sinjali.
“Uno kryqzimo, due kryqzimo, Elbasan”, shkruhej në të, e e cila i takonte një tifozi që kishte mbledhur ide në Tik Tok për krijimin e saj.
Banderola u bë tejet virale, pasi në Shqipëri është njëra nga shakatë më të famshme.
Thënja lindi para disa vitesh, e autor i kishte dy shqiptarë. Njëri prej tyre shtirej se ishte turist italian dhe me këtë rast vendosi të pyeste një shqiptar se si të shkonte në Elbasan.
Shqiptari tjetër i cili ishte ndalur ta ndihmonte, nuk e fliste rrjedhshëm italishten, por me aq sa dinte u mundua ta ndihmonte, deri te momenti kur edhe i tha: “Uno kryqzimo, due kryqzimo, Elbasan”.
Banderola pra kishte për qëllim të shpjegonte se Shqipëria është tejet afër për të shkuar në Berlin për Euro 2024