100 Bursa për nxënësit e komunës sonë nga WTTK & Kosovo HOPE

WTTK & Kosovo Hope ka siguruar bursa për 100 nxënës të komunës së Suharekës.

Kështu kanë njoftuar përfaqësuesit e WTTK & Kosovo Hpe, Berat dhe Valdete Gegaj.

Përmes një postimi në facebook thuhet se:

“Këta nxënës tani kanë mundësinë të ndjekin ëndrrat e tyre, të zhvillojnë aftësi thelbësore dhe të ndërtojnë një të ardhme më të ndritshme.

Ne jemi thellësisht mirënjohës Zotit që na dha mundësinë që të sigurojmë 100 bursa mujore në fushën e arsimit, dhe për të transformuar jetët e gjeneratave të reja.

Edhe në të kaluarën kemi parë një ndikim pozitiv te këta nxënës dhe në rrethin ku ata jetojnë!

Falenderojmë kryetarin Bali Muharremaj për përkrahjen e vazhdueshme 🙏 në edukimin e brezave të rinjë!”