Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar stimulues seksual në vlerë 40 mijë euro, të cilat dyshohet se janë mall i kontrabanduar. Një pjesë e këtyre mallrave sipas Doganës ishin me afat të skaduar.

Mallrat janë sekuestruar gjatë kontrollit pa paralajmërim në pesë subjekte në Prishtinë.

“Në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle të paparalajmëruara në Prishtinë tek 5 subjekte, të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara”- thuhet në njoftimin e Doganës.

Në përputhje me procedurat e ligjore, janë inicuar procedurat kundërvajtese kundër palëve të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT