7 frutat e duhura për energjinë trupore

Frutat luajnë rol të rëndësishëm në energjinë e organizmit gjatë ditës. Sa fruta konsumohen, mënyra se si konsumohen, sasia e konsumit, kualiteti i gjumit e shumë faktorë të tjerë kanë gisht në energjinë trupore.

“EatingWell” ka përpiluar një listë së cilët janë frutat më të mira që mbushin trupin me energji:

Fruta numër një në këtë listë është molla. Kjo frutë ka shumë fibra të cilat ndihmojnë që sheqernat natyrale të treten më ngadalë në mënyrë që të qëndrojnë në organizëm për t’i dhënë trupit energji.

Fruta e dytë në listë është portokalli. Portokalli është i pasur me vitaminë C e cila largon nga organizmi stresin oksidativ. Vitamina C parandalon edhe përgjumjen.

Fruta e tretë është banania. Dy banane mund të mbajnë trupin me energji për 90 minuta. Është shumë e pasur me potasium, substancë kjo që ndihmon në funksionimin e mirë të trupit.

Fruta e katërt me radhë është pjeshka. E pasur me shumë vitaminë A dhe C si dhe potasium, pjeshka mban energjinë trupore në mënyrë të efektshme.

Kumbulla është e pesta në listë. Kumbulla sikur frutat tjerë përmban kalori e fibra që janë të mira për energjinë trupore.

Manaferrat aziatike goji radhiten të gjashtat në listë. Janë shumë të pasura me antioksidant që redukton përgjumjen.

E shtata dhe e fundit në listë është avokado. Rregullon sheqerin në gjak përmes fibrave që përmban. Ka shumë yndyra të shëndetshme që mbajnë organizmin të ngopur.