Skuadra e Vëllaznimit nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ka konfirmuar përleshjen e dy basketbollistëve të vet në prag të duelit me Golden Eagle Yllit në kuadër të çerekfinales të Superkupës së Kosovës.

Klubi nga Gjakova nuk ka zbuluar emrat e basketbollistëve, por ka thënë se masat tashmë janë marrë ndaj tyre konform rregullave.

Vëllaznimi ka dënuar ashpër rastin në fjalë dhe ka siguruar tifozët e tij se në ndeshjen kundër Yllit, që luhet sonte prej orës 20:00 në Suharekë, do të shkojë me fokus maksimal.

“KB Vëllaznimi njofton tifozët ‘Kuqezinjtë e Jakovës” dhe të gjithë adhuruesit e klubit se klubi i qytetit ka adresuar zhvillimet e fundit dhe konform rregullave të klubit ka marrë masa ndaj lojtarëve të përfshirë që kanë thyer kodin disiplinor dhe të sjelljes sportive”, ka shkruar ndër të tjera skuadra nga Gjakova.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT