Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth dy orësh në Studenqan të Suharekës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi e zuri traktori me dru, në malet e këtij fshati.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, me ç’rast kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Ju informojmë se rreth ores 20:13 policia ka pranuar informatën se nje qytetar nga fshati studenqan ka shkuar me “golldon” për të prere dru në malet e fshatit Studenqan të Suharekës dhe deri athëherë nuk ishte kthyer në shtepi . Familjaret e kanë kërkuar por nuk e kan gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suhareke dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar Emergjencën gjithashtu.
Rreth orës 20:46 personi është gjetur nën trupa te drunjëve. Dyshohet se “golldoni”(traktor I I vogël) ishte rokullisur dhe drurët e kane zëne vikitimën.
Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K. B.-58 vjeçar nga fshati Studenqan –Suharekë është pa shenja jete.
Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.” /Sinjali.