Më 12 tetor kuqezinjtë luajnë ndaj Republikës Çeke në Tiranë, dhe interesimi për të qenë në “Air Albania” është tepër i madh, ku pasi dolën në shitje të premtën mbrëma, të gjitha biletat për këtë ndeshje u shitën përreth tri orë.

Qytetarët e entuziazmuar për të parë lojën e kombëtarës shqiptare drejt rrugës për kualifikim në “EURO 2024”, kanë treguar të dëshpëruar dështimin apo vështirësin e blerjes së një bilete.

Një qytetar ka publikuar në rrjetin social TikTok një video ku tregoi se priti minimumi dy orë e gjysmë për të kaluar nga i 6000-ti në radhë për tek 3321-ti.

“Jam shumë i habitur. Unë blejë bileta pothuajse gjithmonë, në çdo ndeshje dhe kurrë s’më kishte ndodhur të prisja kaq shumë në radhë”, tha ai.

Ndërsa, shumë nga komentuesit treguan se pritën po ashtu me orë të tëra dhe në fund rezultoi se të gjitha biletat ishin shitur.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT