Pas më shumë se 7 vite nga vdekja e Abedin Bytyqit, të akuzuarit Murat Ademi, Resmije Bytyqi, Reshat Ademi e Fadil Fetiu për të tretën herë po ballafaqohen për rastin e vrasjes.

Abedin Bytyqi nga Suhareka, ishte zhdukur në tetor të vitit 2016, e pas disa kohe trupi i tij u gjet në një mal i djegur e i groposur.

Gjatë seancës së zhvilluar të premten, zyrtari policor Besim Rexhepi është dëgjuar si dëshmitar dhe ka pohuar se të gjitha deklaratat dhe materialet janë të dokumentuara në dosjen e lëndës penale.

“Të gjitha deklaratat dhe materialet hetimore, deklarata, hetime të gjitha që janë bërë janë në dosje të lëndës dhe të gjitha janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren” – ka deklaruar dëshmitari Rexhepi.

Mbrojtësit të akuzuarit Murat Ademi, avokatit Florin Vertopi, ka parashtruar pyetje në lidhje me një deklaratë të dhënë nga i akuzuari Fadil Fetiu më 14 nëntor 20216, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Ai ka kërkuar informacion në lidhje me vendndodhjen e kësaj deklarate, nëse ajo është përfshirë në dosjen e lëndës penale ose është në dispozicion të Prokurorisë Themelore në Prizren. Kjo pasi sipas avokatit, ata nuk e kanë në dorë të njëjtën.

“Të gjitha deklaratat dhe materialet tjera hetimore, përfshirë deklaratat, hetime të tjera dhe dokumentet, janë të përfshira në dosjen e lëndës penale dhe janë dorëzuar te Prokuroria Themelore në Prizren” – ka theksuar dëshmitari Rexhepi.

Në këtë seancë, dëshmitarë të tjerë si Bedri Kokollari dhe Ilir Hazeraj janë dëgjuar gjithashtu.

Të dy dëshmitarët kanë qëndruar në tërësi të deklartatës së dhënë në vitin 2021.

Sipas Prokurorisë, vëllezërit Murat e Reshat Ademi, akuzohen se më 6 tetor 2016, në fshatin Peqan të Suharekës, në bashkëkryerje, mizorisht kanë vrarë Abedin Bytyqin.

Motivi i krimit, sipas Prokurorisë, ishte bashkëshortja e të ndjerit, Resmije Bytyqi.

Aktakuza i ngarkon edhe Fadil Fetiun për ndihmë në vrasje, ndërsa Resmije Bytyqin për shtytje në vrasje.

Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës, dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, Abedin Bytyqi, po e keqtrajtonte duke e rrahur.

Sipas Prokurorisë, më pas ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrisnin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.

Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Resmije Bytyqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.

Në aktakuzë thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë flakën dhe më pas e kanë groposur.

Për këto pretendime në tetor të vitit 2019 dhe në tetor të vitit 2021, Gjykata e Prizrenit dy herë i kishte dënuar me gjithsej 57 vite burgim tre të akuzuarit.

Por me vendimin e Apelit rasti është kthyer në pikën zero.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT