Policia e Kosovës në koordinim me Policinë e Shqipërisë kanë identifikuar një plantacion të mbjellë me bimë narkotike.

Sipas njoftimit, në Koshare janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë që dyshohet të jenë kanabis.

“Në brezin kufitarë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, në Koshare, në afërsi të Piramidës C4, në brendësi të territorit të Republikës së Kosovës, në një sipërfaqe rreth një hektar, janë gjetur të mbjella rreth 20 mijë bimë, dyshohet të jenë kanabis” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje thuhet se për rastin janë njoftuar njësitet relevante të policisë dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë nga DRPK-Perëndimi, që në ora 01:30, datë 16.09.2023, kanë filluar të zbatojnë një plan operativo-taktik. Në ora 03:00 njësitet policore kanë qenë në vendin ku janë mbjellë bimët narkotike (kanabis).

Rasti do të vazhdojë të trajtohen në koordinim me njësitet anti-drogë dhe organet e drejtësisë, ka njoftuar Policia.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT