BALI MUHARREMAJ
Bali Muharremaj ka lindur më 22 shkurt 1964 në Gjinoc – Suharekë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje gjatë viteve 1971 – 1979.
U regjistrua në Shkollen e Mesme “Jeta e Re” në Suharekë në vitin 1979 – 1983.
Ka përfunduar Studimet në Universitetin e Beogradit – Fakullteti Ushtarak në Departamentin e Mbrojtjes 1989 – 1998. Gjatë kohës studimore ka punuar në fabrikën e gomave “IGK BALLKAN” – Suharekë.
Gjatë viteve 1990 – 1993 ka punuar si profesor në shkollën e mesme “Jeta e Re” në Suharekë, kurse nëe vitin 1995-1997 ushtroi funksionin si Drejtor i kompanis “Aliu” Gjinoc – Suharekë.
Në vitin 1998-1999 ishte pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-UÇK, Zv. Komandant i Brigadës 123. Pas përfundimit të luftës Baliu ishte Nënkryetar i Komunës -Suharekë 1999-2000.
Prej vitit 2001 – 2005 ishte Drejtor Regjional për Siguri Civile dhe Gadishmëri Emergjente -Prizren.
Në vitet 2009 – 2010 punoi në Ministrin e Punëve të Mbrendshme (MPB) – Drejtor për Azil dhe Migracion, po ashtu gjate vitit 2010-2011 Baliu ishte Nënkryetar i Komunës – Suharekë.
Prej viteve 2011-2017 ishte Deputet në Parlamentin e Kosovës në grupin parlamentar AAK.
Në vitin 2013 Bali Muharremaj kishte kandiduar për kryetar të komunës së Suharekës nga partia AAK, por ishte mundur nga Sali Asllanaj i LDK-së.
Bali Muharremaj nuk u dorezua, por punoj qe nga dita e humbjes deri ne zgjedhjet e ardhshme në vitin 2017, por ta mposhtur ne zgjedhje Sali Asllanajn e LDK-së.
Pas mandatit të parë katër vjeçar 2017-2021, Muharremaj siguroi edhe mandatin e dytë duke i mposhtuar të gjithë konkurentet e tij ne raundin e parë me mbi 52% të votave.
Bali Muharremaj njihet si një person energjik dhe i zellshëm në punën e tij. Ai nuk ndalon së punuari asnjë ditë dhe është gjithmonë i përgatitur për të përballuar sfida të reja. Përkushtimi dhe synimi i Baliut për të shërbyer komunitetin dhe vendin e tij janë cilësi të rralla që e bëjnë atë një lider të dalluar dhe të respektuar.