Pronari i Golden Eagle bën thirrje për ndaljen e dhunës fizike në sport, ai po i shqyrton seriozisht investimet në basketboll

Pronari i Golden Eagle, Shaqir Palushi ka reaguar në rrjetin e tij Facebook lidhur me dhunën fizike që po vazhdon të jetë e pranishme pothuajse në çdo lojë që po zhvillohet në sport, transmeton Veriu.Info.

Palushi është shprehur se tash e sa vite kompania e tij kontribon në zhvillimin e sportit dhe se me ngjarjet e fundit të ndodhura do të filloj t’i shqyrtoj investimet.

Ai theksoj se loja e fundit për Super Kupën e zhvilluar në Suharekë, nuk i la shije të mirë as atij dhe as organizatorëve, duke bërë thirrje të mos ndodhin më veprime të tilla të pamatura.

Ai gjithashtu tha se sporti duhet t’i bashkoj njerzit dhe jo të sjellë ofendime, dhunë psiqike e fizike.