Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka ironizuar me projektin e stadiumit të Suharekës.
I pari i Suharekës, Bali Muharremaj publikoi sot projektin e stadiumit të Suharekës, e cila parashihet të ketë 17 mijë ulëse, shkruan lajmi.net.
Hyseni me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me Muharremajn, duke publikuar një fotografi të një stadiumi teksa ka shkruar se “kapaciteti i stadiumit të Gjilanit do të jetë prej mbi 50 mijë ulëseve”.
“Ky është projekti i stadiumit të qytetit. Kapaciteti për mbi 50.000 persona” – ka shkruar Hyseni me ironi.

Kujtojmë se pak ditë më parë Komuna e Gjilanit dhe ministri i Sportit nënshkruan memorandum bashkëpunimi për projektin e stadiumit të Gjilanit./Lajmi.net