Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas humbjes 1-0 nga Viktoria Plzen, në Conference League.

Ai ka thënë se skuadra e tij ka bërë një paraqitje të mirë, përkundër faktit se po luajnë çdo tre ditë, shkruan IndeksOnline.

Daja ka thënë se për shkak të kalendarit të ngjeshur, në njëfar forme duhet të lëshojnë pikë diku, në kampionat apo në garat evropiane.

Tekniku shqiptar tha se do të bisedojë për këtë çeshtje me Presidentin e Ballkanit dhe kryesinë, dhe të vendosin se ku do të koncentrohen në vazhdim.

 “Nuk kërkojmë lëmoshë nga asnjë skuadër. Do të vazhdojmë të vuajmë. Duhet të lëshojmë diku do të flasim me kryesinë dhe do të vendosim se ku do të koncentrohemi në kampionat apo në Ligën e Konferencës pasi që në vazhdim na pret një orar i ngjeshur”, deklaroi Ilir Daja pas ndeshjes ndaj Viktoria Plzen./IndeksOnline

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT