Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua në Suharekë, e cila ka deklaruar se ka pasur konflikt me bashkëshortin dhe vjehrrën e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gruaja vazhdimisht përballet me presionin nga bashkëshorti, i cili jeton jashtë shtetit dhe vjehrra e saj, që ajo të largohet nga shtëpia dhe t’i lërë fëmijët.

Për shkak se i dyshuari, i cili është recidivist i dhunës në familje, ndodhet jashtë shtetit, nuk është arritur që të merret deklarata e tij. Ndërsa vjehrra e viktimës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës.

Viktima bashkë me fëmijët janë larguar nga shtëpia, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’. Veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit për intervistim

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT