Shefi i asambleistëve të AAK-së, në komunën e Prizrenit, Ilir Badededaj, ka njoftuar se i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Baldedaj përmes një njoftimi në Facebook.

Baldedaj thekson se në një kohë kritike për Prizrenin dhe faktin që qyteti po udhëhiqet nga njeriu dhe partia që janë dëshmuar për keqqeversje dhe për disa arsye të tjera ka vendsour t’i bashkohet “Rrugës së re” për Kosovën, raporton Gazeta Blic.

“Në një kohë shumë kritike për Prizrenin, qytetin të cilin e udhëheq njeriu dhe partia që tashmë janë dëshmuar për keq qeverisje dhe abuzim me pushtetin, është e vështirë të qëndrosh si spektator. Këta abuzues duhet të luftohen me të gjitha mjetet demokratike politike, që Prizreni t’i kthehet qytetarëve. Për këto dhe shumë arsye tjera, nga sot kontributi im politik do të jetë i madh dhe i vazhdueshëm duke përqafuar RRUGËN E RE për Kosovën e për Prizrenin. Pa LDK-në nuk ringjallet Prizreni, pa LDK-në nuk zhvillohet Prizreni, pa LDK-në Prizreni nuk i kthehet prizrenasve! Rikthimi im në politikën aktive të qytetit fillon nga sot në kuadër të LDK-së, me besimin më të madh që votat e quara dëm në vitin 2017 dhe 2021, në zgjedhjet e ardhshme të shkojnë aty ku duhet. Votat e votuesve për LDK -në në Has dhe kudo në Prizren do të jenë një garanci për kryetarin e ardhshëm të qytetit, i cili do të jetë Driton Selmanaj, Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren. Pavarësisht përpjekjeve për të më goditur në mënyra të ndryshme që të më eliminojnë politikisht, drejtësia vendore ka dëshmuar se jam i pastër sikur loti. Dhe, si i tillë nga sot i bashkohem LDK-së për ti mposhtur politikisht të gjithë ata që i kanë bërë dëm Prizrenit, për ta rikthyer LDK-në në qeverisjen e qytetit. Rruga e Re është një garanci e rikthimit të fuqishëm të LDK-së në pushtetin lokal në Prizren. Me rikthimin e LDK-së, do ti kthehet shpresa dhe jeta e vërtetë Prizrenit! Me respekt, Ilir Baldedaj” shkruan Baldedaj.

Lajmin e ka konfirmaur edhe dega e LDK-së në Prizren përmes një njoftimi në facebook.

“Sot, në selinë e LDK-së në Prizren, kryetari i Degës z.Driton Selmanaj, e mirëpriti në LDK z.Ilir Baldedaj, i cili në jetën e tij ka bartur pozita të rëndësishme publike.Z. Baldedaj, ka qenë Drejtor i Administratës në K.K Prizren, Shef i Kuvendarëve të AAK-së në Asamblenë Komunale si dhe Këshilltarë në Zyrën e Kryeministrit. Z. Baldedaj, ka vendosur që nga sot kontributin e tij në politikë ta jap në Lidhjen Demokratike të Kosovës – Dega në Prizren, bashkë me bashkëpuntorë tjerë të cilët i kanë qëndruar afër tij gjatë gjithë aktiviteteve të tij” thuhet në njoftim.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT