Ylli pret Bashkimin në ndeshjen e fundit të javës së parë

Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së parë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Golden Eagle Ylli do të jetë nikoqir i Bashkimit.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën “13 Qershori”.

Therandasit dhe prizrenasit synojnë të nisin edicionin me fitore dhe të fillojnë me këmbën e mbarë sezonin e ri.

Kujtojmë se këtë javë fitore regjistruan Peja, Trepça dhe Sigal Prishtina.