Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish për vrajsen e policit, Afrim Bunjaku që vdiq pas sulmit, i cili nga institucionet e shtetit u cilësua si akt terrorist, nga grupe të armatosura serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti ka thënë se sulmet në veri po vazhdojnë, teksa shtoi kjo është arsyeje pse i kanë bërë thirrje Serbisë që të mos sponsorizojnë sulmet terroriste në veri.

“Një polic ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit. Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Ndërsa vajtojmë për humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ruajtur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Sponsorizimi i dhunës dhe terrorizmit nga Serbia është një shkelje e rëndë si e sigurisë sonë kombëtare, ashtu edhe e ligjit, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare”, ka vazhduar Kurti.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT