Grupe të organizuara të strukturave serbe po vazhdojnë të qëndrojnë në Manastir të Banjskës, në afërsi të cilit sot në orët e para të mëngjesit është vrarë një pjësëtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër është plaogur.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se tashmë ka arritur në pesë numri i sulmuesve serbë janë vrarë gjatë gjuajtjeve me armë me Policinë e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve dhjetra persona janë barikaduar në këtë manastir, të cilët morën pjesë direkt dhe indirekt në sulmin me policinë, ku mbeti i vrarë një polic.

Veriu.info mëson se pas vrasjes së Afrim Bunjaku, sulmuesit serbë kanë tentuar të krijojnë korridor ikje në serbi përmes maleve, por ata janë bllokuar në manastir./Veriu.info

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT