Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit, raporton KosovaPress duke u thirrur në burime.

Sipas raportimit pritet që brenda disa orëve të përfundojnë aksionin.

Sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Më vonë gjatë ditës është lënduar edhe një polic tjetër. Ndërsa, deri tani zyrtarisht policia ka njoftuar se janë vrarë tre terroristë, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të
dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT