Një i moshuar deri sa po kalonte rrugen në vendkalimin për këmbësor është shtypur nga një makinë e tipit BMW me targa vendore.
I moshuari derisa po kalonte rrugen kryesore me biçikletë , siç shihet nga pamjet e siguruara nga SuharekaExpress, është përplasur nga një veturë, me çrast është rrëzuar nga biçikleta e tij.
Nga përplasjet ka marrur lëndime në kokë, ku dhe ka humbur vetëdijen. I njejti është dërguar në spjtalin e Prizrenit dhe siç mëson SuharekaExpress, është jashtë rrezikut për jetë.