Shkruan Urim SUKA: Sot u devijua vullneti i kuvendarëve duke numruar gabim votat e tyre [VIDEO]

Shkruan Urim Suka, shef i GP të LDK-së në Asamblenë Komunale në Suharekë

“Përballaja me këtë pushtet nuk është e lehtë, por unë jam i përgatitur dhe i vendosur për të mbrojtur demokracinë e interesin qytetar në secilën përballje me ta.

Sot në Kuvendin e Komunës kryesuesi ka devijuar vullnetin e kuvendarëve duke numruar gabim votat e tyre në votimin për miratimin e projekt buxhetit për vitin 2024.

Kjo sjellje është e paprecedent dhe duhet të pengohet e gjykohet nga të gjithë. Vullneti i kuvendarëve duhet të lexohet sipas bindjeve të tyre pa presion e ndikim nga askush.

Interesi qytetar e zhvillimi demokratik i komunës tonë është mbi çdo interes personal e partiak.

Urim SUKA”