Zv.Ministri i Bujqësisë z.Kastrati e ka vizituar Komunën e Suharekës
Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, e ka pritur në takim zv.Ministrin e Bujqësisë z.Bajram Kastrati, me të cilin, së bashku edhe me drejtorin e Bujqësisë z.Xhevxhet Gashi, kanë biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërmjet institucioneve përkatëse.
Pas takimit, kryetari Muharremaj u shpreh:
“Sot kemi zhvilluar takim me Zv.Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z.Bajram Kastrati, me të cilin kemi biseduar rreth projekteve të ardhshme, granteve dhe subvencioneve për bujqit e Komunës së Suharekës”.
“Ne do ta kemi bashkëpunimin në të ardhmen, duke theksuar se projektet nuk do të mungojnë, e poashtu edhe angazhimi mes institucioneve”. Njofton zyra për informi në Komunën e Suharekës.